fbpx

Haradinaj, pyetet se kë do të zgjidhte në mes të Kurtit e Molliqajt

  18 Dec 2017

Kryeministri Ramush Haradinaj, në një intervistë në KTV, është pyetur se kë do të zgjidhte për bashkëpunëtor në mes të Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt, duke pasur parasysh mospajtimeve të tyre në Vetëvendosje.

Haradinaj, është rezervuar të përgjigjet drejtpërdrejt në këtë pyetje, duke thënë se ‘jo kjo pyetje nuk duhej bërë kështu’. Por, ai megjithatë ka folur për zhvillimet në Vetëvendosje, dhe ka thënë se mirë është ta qesin në vota, dhe kush fiton e mban partinë, e kush humb, nëse i pëlqen le të rri aty, nëse i pëlqen, nëse jo të ecë rrugës së tij.

Ndërsa, për AAK’në, që nuk ka pasur ndarje deri tani, krahasuar me partitë tjera, Haradinaj ka thënë, se edhe aty ka pasur ndonjëherë debat e mospajtime, por nuk ka pasur ndarje sepse ende nuk është parti e madhe. “Sa më e madhe partia, aq më e madhe mundësia për ndarje”, ka thënë Haradinaj