Haradinaj përshëndeti kryeministren serbe me “Dobro vece”, ajo nuk ia ktheu

  19 Dec 2017

Kryeministri Ramush Haradinaj, mbrëmë ka qenë pjesë e një darke pune në Bruksel.
Gjatë fotografimit që është bërë me të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, Haradinaj ka zgjedhur që kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, ta përshëndesë në gjuhën e saj, njofton Klan Kosova.

Derisa ka përshëndetur, kryeministrat tjerë që po qëndronin krah Federica Mogherini, në gjuhën angleze, e fundit ka qenë Bërnabiq, të cilën Haradinaj e ka përshëndetur me “Dobro veçe”, që në shqip ka kuptimin e “Mirëmbrëma”.

Edhe pse Haradinaj këtu ka përshëndetur në serbisht Bërnabiq-in, ajo nuk ia ka kthyer, vetëm se me zgjatje dore.

Më poshtë e keni momentin e përshëndetjes që Haradinaj iu bënë kryeministrave dhe veçanërisht Ana Bërnabiq-it të Serbisë.

https://youtu.be/Im0jTUCFyQM

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.