Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur asgjë dramatike në zhvillimet që ndodhën të premten mbrëma kur u tentua të shfuqizohet Gjykata Speciale – shkruan Periskopi.
Në Info Magazine në Klan Kosova, Haradinaj tha se krijimi i Gjykatës Speciale ka qenë fitore e Rusisë ndaj Kosovës.
Tutje, thotë se atij nuk i trembet syri nga kjo Gjykatë, meqë ka qenë një nga ushtarët më të zotët të UÇK-së.“Nuk ka ndodh asgjë dramatike. S’ka qenë asgjë e fshehtë ajo që ndodhi të premten. Nuk ka pasur asgjë të jashtëzakonshme. Deputetët kanë mbledhur nënshkrimet, edhe peticion është bërë. Është Gjykatë e keqe, që do të jap një mesazh jo të mirë për vendin tonë. Më shumë ishte lojë mediale, se që në realitet kishte dramë.
Qëndrimet në Beograd, do të kurset kiameti nëse shfuqizohet Gjykata Speciale. Nuk do të prisheshin raportet me ndërkombëtarët nëse do të ndërmerrej ai veprim. Ne i respektojmë miqtë, por ta shohim më gjerë. Krijimi i Gjykatës Speciale ka qenë fitore e Rusisë ndaj Kosovës, besa edhe Serbisë”, tha Haradinaj
Theme : Good News Lite