Haradinaj nuk kursen me zëvendësministrat, kursen në biletë aeroplani (Foto)
Në media janë shpërndarë disa fotografi të Haradinajt në aeroplan, ku bashkë me këshilltarin e tij, Avni Arifi, kanë zënë vendet e në ulëset më të lira që mund të merren.
Megjithatë, kursimi që Haradinaj po mundohet ta bëj me këtë veprim është minimal krahasuar me moskursimin në rekrutimin masiv të zëvendësministrave, duke tentuar t’i kënaqë kërkesat e partnerëve të koalicionit.
Haradinaj, deri tani është treguar i pavullnetshëm që ta ndalë këtë trend që e dëmton buxhetin e shtetit, derisa fenomeni i punësimit zëvendësministrave vazhdon.Jo më larg se dje, Haradinaj kërkoi që zëvendësministrave t’u gjendet punë, në mënyrë që ata të mos rrinë kot.Më poshtë shihni fotografitë e siguruara nga Gazeta Express.