fbpx

Haradinaj merr edhe një goditje, kritikohet se ‘ra në kurth’

  26 Dec 2017

Fillimi i mandatit të dytë të Ramush Haradinajt si kryeministër është karakterizuar me një mobilizim të lartë të institucioneve si dhe me një dinamikë të shtuar të aktiviteteve dhe vendimeve të shpejta, por shefi i Qeverisë ka rënë në kurthin e premtimeve të fushatës zgjedhore se lëvizja e lirë për në Bashkimin Evropian (BE) do të ndodhë në tremujorin e parë të qeverisjes së tij.

Kështu thuhet në analizën për 100-ditëshin e qeverisë “Haradinaj” të Grupit për Ballkan, të cilën e ka siguruar gazeta “Zëri”, ku mes të tjerash thuhet se ekzekutivi po qëndron larg temave të komplikuara si: Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe apo transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës.

“Për dallim nga qeverisja e Isa Mustafës, e orientuar në politika planifikuese më afatgjate, por më e ngadaltë në vendimmarrje, fillimi i mandatit të dytë të Haradinajt është karakterizuar me një mobilizim të lartë të institucioneve dhe të zyrtarëve si dhe me një dinamikë të shtuar të aktiviteteve dhe vendimeve të shpejta”, thuhet në raporton e këtij grupi.

Ndryshe, të tillë qeverisjen e Haradinajt e kanë konsideruar edhe analistë vendorë, të cilët kanë kritikuar kryeministrin për vendime të ngutura.