Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se kufiri i Kosovës është në Çakorr dhe Kullë.
“Kufiri është në Çakor edhe në Kullë nuk ka nevojë askush të na tregojë për disponimin e tjetërkujt, nuk ka nevojë askush me na dhënë leksione të çfarëdo natyre”, ka thënë Haradinaj. Ai po ashtu ka thënë pa rezultate të Komisionit nuk ka çka të bisedojë me Malin e Zi.“Aktualisht unë s’kam ndonjë kërkesë konkrete për Malin e Zi sepse unë po i pres rezultatet e Komisionit. Dua ta di se çka kam në dorë dhe çka po synojë por kuptohet se s’ka marrëveshje të njëanshme për kufi. Pse e ka ratifiku Mali i Zi kjo nuk na obligon ne”, ka thënë Haradinaj në “RTK”.