fbpx

Haradinaj ka një lajm për çmimin e rrymës

  24 Dec 2017


Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot në orët e mbrëmjes Korporatën Energjetike të Kosovës.
Haradinaj tha pas vizitës se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe se nuk do të ketë as ndërprerje, shkruan arbresh.info.
“Qëllimi i ardhjes time këtu, janë dy tema, s’ka rritje të çmimit të rrymës por nuk ka as ndërprerje. Kjo kërkesë besoj është serioze dhe nuk kam qare pa e bërë këtë në bazë të detyrës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka folur edhe për zhvendosjen e banorëve të Hades dhe Shipitullës.
Haradinaj tha se nëse vonohet zhvendosja atëherë do të vendoset një plan emergjent i zhvendosjes.
“Zhvendosja duhet të ndodh, duhet të filloj mihja, zona është e rrezikuar, është nevojë urgjente të ndodh zhvendosja dhe duhet të ndodh, duhet të aktivizojmë blloqe të tjera, sepse punohet vetëm me A dhe B. Këtu me sa mujta me marr vesh procesi është në fund i zhvendosjes së banorëve. KEK-u është treguar shumë gjeneroz, u ka gjetur vendstrehime dhe shujta për shkak të motit jo të volitshëm. Nëse vonohet zhvendosja atëherë dop të vendosim një plan emergjent të zhvendosjes”, ka thënë Haradinaj.
Paralajmërimet e ZRrE-së për ngritje të çmimit të energjisë elektrike ka ngritur shqetësime të mëdha tek qytetarët të cilët edhe kanë protestuar javën e kaluar për ta kundërshtuar