Kryeministri Ramush Haradinaj u është drejtuar deputetëve të LDK’së duke u thënë se nuk mund ta rrëzojë askush. Ai ka thënë se është si ‘macë’, 100 herë rrëzohet dhe prapë çohet. Këtë ai e tha, pasiqë Avdullah Hoti ka thënë ‘ai do të duhej të sjellte në Kuvend një marrëveshje të re për demarkacionin’.
“Tani e keni në parlament, nëse nuk keni guxim me marrë vendim është problem juaj. Po, jo e keni në tavolinë. Kjo qeveri ka me hi në histori, asnjë temë nuk ka me u skaju”, ka thënë Haradinaj, shkruan Periskopi.Më pas, Haradinaj ka thënë se nuk mund të rrëzojë askush. Tha se 100 herë po ta rrëzojnë prapë ngritet në këmbë.
“100 herë me m’rrxu, vi prapë në kambë, si maca. Këtu jeni 100 që mundeni me u rrëzu e s’un vini në kamë. Nëse mendoni dikush që ma devijon rruugën për tema të atdheut, gaboheni se ska mujtë kush.”, ka thënë Haradinaj.Pas kësaj, ka ndërhyrë Avdullah Hoti duke thënë se ‘ky është një kërcënim nga kryeministri’.‘Nuk mendoj se të ka hije të bësh kërcënime. Ne jemi këtu në Kuvend dhe nuk kemi nevojë për patriotizma”, ka thene Hoti
Theme : Good News Lite