Haradinaj ia tërheq vërejtjen, kështu i përgjigjet Rikalo

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo ka thënë se ministria e tij nuk do të punojë politikisht dhe do të jetë shumë e hapur, sidomos ndaj Kuvendit të Kosovës.

Rikalo e tha këtë gjatë takimit që pati me Komisionin për Bujqësi në Kuvend, si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të kryetarit të këtij komisioni, Daut Haradinaj se ai do të jetë i vëzhguar dhe keqpërdoruesit do të futen në burg, shkruan arbresh.info.

“Nuk besojmë se Ministria e Bujqësisë do të vendos në mënyrë politike, në sektorin e bujqësisë nuk ka vend për politikë por vetëm për punën që sjell rezultate. Ne jemi të hapur për bashkëpunim. I dimë obligimet tona ligjore. Jemi të gatshëm që çdo informatë që kërkoni t’ua dorëzojmë”, ka thënë Rikalo.

Haradinaj i ka thënë Rikalos se nuk guxon të ketë politikë në bujqësi.