Haradinaj i hakmerret Thaçit

  18 Dec 2017

AAK kishte votuar kundër Gjykatës Speciale kur Hashim Thaçi kërkonte votat në Parlament për votimin e saj, por tani kur Presidenti po e kundërshton atë, kryeministri po thotë se më nuk ka kthim mbrapa.

Haradinaj në një formë i është ‘hakmarrë’ presidentit për mendimet e kundërta që kishin dhe kanë rreth kësaj çështje, shkruan gazetametro.net.

‘Për mua ikja ndaj drejtësisë s’ka kuptim. Unë nuk e deshtoj obligimin e Kosovës ndaj drejtësisë. Nëse ndryshohet ligji unë e respektoj, po unë nuk e kam ndryshim e as nuk mund ta ndryshoj. Atëhërë na e kërkojshin votën të gjithë, vendorë e ndërkombëtarë, po ne si aak atëherë patëm votuar kundër’, ka thënë kryeministri.

Ndryshe, kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, ishte para disa javësh në Kosovë ku foli për nisjen e punës së Dhomave të Specializuara që do t’i udhëheq ajo.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.