HARADINAJ ËSHTË PLEHËR, EGËRSIRË DHE PËRFITUES I FONDEVE PUBLIKE

  21 Dec 2017

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, rreth vrasjeve paslufte të veprimtarëve të LDK-së.

Ai nuk ka hezituar t’i japë epitete të ndryshme Haradinajt.

“Një pleher i degraduar, i njohur si harbut i pasluftës, një profiter fondesh publike, një egërsirë ndaj bashkëqytetarëve të vetë që nuk mendojnë njëjtë me logjikën e tijë prej stalinisti, i dashur dhe i respektuar për kriminelet ordinier….. si përfaqësues i “Veteranëve të Luftës” me hipokrizi dhe mungesë ndershmërie, thekson me mburrje për vrasjet e veprimtarëve të LDK-së, se s’janë asgjë më shumë se “punë e madhe”, ka shkruar deputeti Zemaj në Facebook.

 

“Ky është modeli i mbrojtjes së kastës kriminale në Kosovë. Populli e dijë kush jeni, kush keni qenë dhe çka përfaqësoni, andaj edhe nuk quditet nga këto deklarata tuajt dhe të atyre që i ke padron”, ka përfunduar ai./Insajderi.com

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.