fbpx

Haradinaj e jep përfundimisht lajmin e fundit për vizat: Edhe disa javë edhe kryhet…

  09 Dec 2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me menaxhmentin e KEK-ut, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ai ju është përgjigjur pyetjes që gazetarët i kanë bërë se deri kur do të zgjatë procesi i liberalizimit të vizave.

Haradinaj ka treguar se është çështje javësh kur do marrin lajmin për vizat.Ai ka shtuar se për këtë temë është tejet aktiv. Sipas tij, do të ketë edhe takim në Bruksel ku Kosova do ndërmerrë atë që i takon.