fbpx

Hapet qendra e dokumentimit për krimet e luftës

  21 Sep 2017

Në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë është bërë hapja e Qendrës së Dokumentimit për krimet e luftës.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja me ç’rast tregoi se ky është një projekt i pavarur.

“Ideja është që të gjitha dëshmitë narrative nga qytetarët e Kosovës të shfaqen”.

“Aty do të shfaqen dëshmitë narrative dhe dokumente me të cilat dëshmohet dhuna e ushtruar nga qeveria e Beogradit në Kosovë”, ka thënë Vllahinja