fbpx
Haliti: Nga Kukësi deri në Fushë Krujë ishim me Ahmetin, ai e nënshkroi dorëheqjen i thash shkyje

Haliti: Nga Kukësi deri në Fushë Krujë ishim me Ahmetin, ai e nënshkroi dorëheqjen i thash shkyje

  09 Jan 2022

Njëri nga themeluesit dhe njerëzit kryesor të UÇK-në z. Xhavit Haliti e kishte rrëfyer për emisionin Debat Plus një ngjarje shumë interesante që i kishte ndodhur bashkë me të ndjerin Ahmet Krasniqin. Ai ka treguar se cila ishte arsyeja e ofrimit të dorëheqjes së Ahmet Krasniqit dhe refuzimi i Xhavit Halitit për ta bërë këtë.

“Ka u kthyem nga Kukësi se unë nuk shkova në Tropojë, u mërzitë shumë, ai ka qenë me emocione pak, edhe i tha Hilmisë bac nxjerre atë fletoren, normalisht e ka pas atë qantën e komisarëve e nxori në kerr në xhip tu shku edhe e bani dorëheqjen, e shkroi dorëheqjen, ju drejtu Ibrahim Rugovës, Adem Demaçit, Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, nuk ju ka drejtuar FARK-ut, edhe e shkroi e nënshkroi, edhe kemi hec nga Kukësi deri në Fushë Krujë pa folë, afër Fushë Krujës i thash bac, tani është koha me shky atë dorëheqje, po bisedojmë bashkë edhe po dojmë mu bashku, po situata është e tillë, edhe i thash shkojmë ishte atje një restorant i qingjit atje te Fushë Kruja, Brazil u quajt, rrijmë pak edhe… ai letrën e dorëheqjes e dha sepse u mërzit me mu sepse nuk pranova të shkojë në Tropojë, por unë s’kam mujtë me shku sepse s’kemi qenë të bashkum akoma, pyetne Hilmi Nebiun ai ka qenë aty me ne, emocionet janë emocione, gjatë luftës kam ardhë ndonjëherë në pozitë që mi ra edhe vetes n’kry sepse janë situata të rënda ato që kanë ndodhë, psh 6 mijë vetë kanë qenë në livadhe tu fjetë në Tropojë e krejt ato që po i përmendni ju kanë shku për bukë, edhe ato domate, bukë e kryp, ata ishin ardhë vullnetarisht me u armatosë edhe ne s’kemi pas mundësi me ju qu pjesën e nevojave që i kanë pas ata me rreziku“.

Xhavit Haliti më tutje ka rrëfyer se “para se të hyjmë në restorant e ka marrë Ahmeti letrën e ka shky vet, ishte Naim Muja, kemi hy kemi hangër e kemi pi e jemi qu, kemi vazhdu takimet edhe kur nuk jemi marrë vesh ne jemi taku, një ditë para se mi ndodhë rasti (vrasja) më ka thirrë edhe tha “bac na duhet me i kry këto punë se as unë s’po muj pa ty po edhe ti ke nevojë për mu, dhe kjo është shumë e vërtetë”.