Halil Matoshi vazhdon ta sulmoj LDK-ne
Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sulmuar edhe sot nëpërmjet një shkrimi në Facebook, bashkëpunëtorin e ngushtë të ish-kreut të ekzekutivit, Isa Mustafa. Ky reagim i Matoshit vjen pas akuzave të Gecajt, i cili i drejtoi edhe sot ndaj këshilltarit të Haradinajt, duke thënë se ai po i del në mbrojtje Presidentit, që dikur vazhdimisht e ka sulmuar.
Shkak i përplasjes mes Matoshit dhe Faton Abdullahut e Bajram Gecajt janë bërë disa deklarata të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Ky është postimi i plotë i Halil Matoshit:
Bajram Gecaj, unë jam shkrimtar e jo druvar – sakica të qoftë ty!
Bajram Gecaj, unë kam qenë gjatë, për 35 vjet gazetar dhe analist politik dhe e kam bërë punën time profesionale në mënyrë më brilante të mundshme, pa modesti të rrejshme, dhe për këtë jam shpallur tre herë gazetar i vitit në Kosovë dhe jam autor i dhjetë librave, por kurrë nuk jam shfaqë në publik si patriot arkaik, andaj vetia që ma përshkruan është e huaj për muai!
Ti personalisht e ke luajt rolin e patriotit me profesion, pra streha yte prej horri ishte kujdestaria mbi mendësinë e opozitës, sa ishe ngat pushtetit.
Pra unë për patriotizmin e kam një botëkuptim tjetërfarësh nga mentaliteti Juaj provinicial, mua më intereson patriotizmi ligjor/kushtetues dhe jo ai i patriotizmit si profesion që e ke ushtru gjatë dhe po vazhdon ta bësh akoma.
Unë e kam thënë edhe në tekstin tim të parë se kam qenë kritik edhe i Presidentit Thaçi, por në këtë rast unë i dal në mbrojtje të vërtetës, argumentimit, dhe jo atij personalisht – ngase këtu jemi në shërbim e për punë – e jo për me u hangër në baza personale dhe ad hominem!
Ndërsa e pranoj se nuk më pret sakica jo në një vend por fare, unë nuk jam druvar Bajram, jam shkrimtar dhe mendoj, pra shkruaj!
Sakica të qoftë ty!
Dhe vetmia e madhe…
P.S.
Unë jam në punë shtatë ditë në javë nga 12 – 16 orë në Zyrën e Kryeminsitrit Haradinaj, i cili punën e ka kult e jo llafologjinë, sëkëndejmi nuk kam kohë tutje të merrem me kotera si qifti yt!
Me kaq e mbyll këtë debat.