Matoshi: Ligji për Prishtinën nuk u bë për 10 vjet, e bëri Ramushi për tri javë
Halil Matoshi i cili tashmë është pjesë e Zyrës për Informim në Qeverinë e Ramush Haradinajt, ka lavdëruar kryeministrin Haradinaj pas miratimit të Ligjit për Prishtinën.
Ai ka thënë se Haradinaj ka arritur që për tri javë të bëjë atë që nuk e kanë bërë të tjerët për 10 vjet.
“Pas nji dekade pavarësie, Prishtina bâhet kryeqytet edhe ligjësisht!Atë që nuk e bânë pararëndësit për dhjetë vjet, Kryeministri Ramush Haradinaj e bâni për 3 javë!Kjo asht Ora qeverisëse e RH!”, ka shkruar Matoshi në facebook.