fbpx

“HAKIU BLEU VOTA NGA 500 EURO” – AKUZAT E FORTA TË…

  18 Dec 2017

Kandidati i Aleancës për Ardhmënie e Kosovës, Gani Dreshaj, thotë se nuk është informuar akoma për numërimin e votave me kusht dhe se është mposhtur nga Haki Rugova i LDK’së për 14 vota. “Jo, se paskam pa akoma”, ka thënë Dreshaj.

Gani Dreshaj nuk po e pranon humbjen në Istog. Manipulimet që, sipas tij, ka bërë kandidati i LDK’së, nuk mund ta shpallin atë humbës.

“Kush ka hupë? Unë kah 14 vota më shumë i kam në çdo klasë. Që ka vjedhë ai, s’do të thotë se unë kam humbur”, është shprehur Dreshaj.

 

Pakënaqësia e kandidatit të AAK’së është e madhe dhe jo vetëm për LDK’në. Dreshaj ankohet edhe nga puna e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe as me vendimet që ka marrë PZAP’ja për rinumërim e rivotim.

Ndërsa, procesi zgjedhor, sipas Dreshajt, u shënua me plotë parregullsi, krejt këto nga manipulimet që bëri Haki Rugova i LDK’së, shkruan express.

“Ka blerë vota deri në 500 euro”, ka thënë kandidati i AAK’së.

 

Nga këto Dreshaj thotë se do të adresojë ankesa, e nëse ato s’i merr parasysh PZAP, atëherë do t’i drejtohet organeve tjera më të larta.

Sot përfundoi numërimi i votave me kusht dhe votave me postë në komunën e Istogut, në të cilën u votua për herë të tretë, për kryetar.

Rezultati u përmbyll me 14 vota më shumë për Haki Rugovën, që në total pati 10,033 vota, ndërsa Dreshaj i AAK’së, 10,019.P