Haki Rugova befason te gjithe,tregon sa vota eshte para Gani Dreshajt!

  18 Dec 2017

Kandidati për kryetar të Istogut, Haki Rugova ka deklaruar për “Gazeta Blic” se rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ, janë te gabuara dhe LDK është duke avancuar me 75 vota para AAK-së.

“Sipas rezultateve të KQZ komunale pa u numëruar votat me kusht ne jemi para AAK-së me 75 vota, kjo është e vërteta”, ka thënë Rugova.

Sipas Rugovës, KQZ ka gabuar me rezultatet, dhe sot gjatë ditës do të dihet fituesi.

“Mua më vjen keq, por KQZ ka gabuar me rezultatet preliminare nuk e di ka i kanë marrë ato rezultate, sepse kanë qenë rezultate të gabueshme, sot pritet numërimi i votave”, ka përfunduar ai.

Ndërkaq, dje në Istog është mbajtur rivotimi.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, fitues është kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.

Dreshaj ka dalë fitues me 50 vota më shumë se kundërkandidati i tij Haki Rugova

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.