Haki Bunjaku:SHIK-u
Po i ngjet gjarpërit,që si dukën këmbët,edhe kësaj organizate kriminele me shumë vonesë po i dukën veprimet.
SHIK-u,organizatë kriminelele,lindi dhe u formua nga të gjitha partitë dhe kokën e mban nëpër të gjitha.
Nuk është më si tlyeni në qumshtë,që nuk mund të përceptohet,pa e tund qumshtin,por duket e vepron sheshit,ndërsa askush deri më tash nuk e merr përgjegjësinë.
SHIK-u është në Parlament e parlamenti është SHIK,jo vetëm kryetari i tij,Kadri Veseli.
Isa Mustafa është SHIK,bile i rrezikshëm,se ashtu hypi në krye të LDK-së e kryeministër,prej nga,faqeziu buxhetin e Kosovës e ndau për ti mbrojtur kriminelët nga dënimi i mundshëm prej Specialljes.
Edhe Ramush Haradinaj është SHIK,bile i përzier me shkije,që sa i përket keqmenagjimit të buxhetit,po shkel në gjurmët e Isa Mustafës.
Pse more këta kapadainj nuk ndajnë buxhet për asfaltimin e arterjes rrugore:Shipasnicë-Desivojcë?!
Ose edhe për rastet me sëmundje të rënda që të trajtohen jashtë vendit?!
Në fund edhe vetë dota shfrytëzoi këte buxhet për mbrojtje.
Hashim Thaçi është SHIK edhe mbi SHIK dhe në fund ua mbedh leshin të gjithëve.
Tamam i zgrapon si gjarpëri.
Edhe Haradinaj është nën hijen e tij dhe ia ka frikën e shkarkimit dhe duhet,sepse aty është pa meritë dhe nuk ka kualitete politike e diplomatike për atë pozitë.
Shumë akte kriminele po i përshkruhen SHIK-të,që të mos zbulohen akterët,ndersa i kryejnë liderët partiakë me ndihmësit e nën ombrellën e SHIK-të.
SHIK-u përbëhet prej njerëzve e njerëziz i nënshtrohen ligjit,edhe njerëzit shpohen prej plumbit,por kur?
Kur ta çesin ndonjë SHIK-ist me këmbë përpjet,nisin të këthjellohen ujërat politike e kriminalistike.
Dhe kjo duhet të ndodhë sa më parë!
A bëhet bre një i tillë vagaband SHIK-istë ta mbaj nën zgjedhë një komunë të tërë dhe ti mbaj njerëzit e saj në ankth,më keq se Shefki Ozna (Gadimja)?!