fbpx

Gruaja veç pse ia ngriti gishtin e mesit Trump-it, shokuese çka i ndodhi…

  07 Nov 2017

Një grua që ishte fotografuar duke i ngre gishtin e mesit presidentit të Amerikës, Donald Trump në një autokolonë, raportohet se është përjashtuar nga puna ku shërbente si fotografe.Fotografia e gjestit të saj u shpërnda nëpër rrjete sociale.

Ajo u shkrep më 28 tetor në Virginia, afër resortit për golf të Trump, përcjellë Klan Kosova.Juli Briskman, që ishte identifikuar si çiklistja në fotografi, besohet se është përjashtuar nga firma Akima LLC, pasi që këtë fotografi e kishte shpërndarë në profilin e saj në një prej rrjeteve sociale.

Kompania në fjalë nuk ka dashur që komentojë asgjë në lidhje me raportimet.Por vet Briskman ka treguar për mediat amerikane se firma ku punonte një ditë pas e ftoi në një takim pasi ajo kishte informuar burimet njerëzore në se ajo ishte subjekt i fotografisë së shpërndarë.