fbpx
Gruaja e Vuk Drashkoviçit trondit serbët me këtë deklaratë për luftën në Kosovë

Gruaja e Vuk Drashkoviçit trondit serbët me këtë deklaratë për luftën në Kosovë

  13 May 2019

Bashkëshortja e liderit të SPO-së (Lëvizjes Serbe të Përtëritjes), Vuk Drashkoviç, Danica Drashkoviç përmes një deklarate ka tronditur serbët për kr imet e kryera në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe në fund në Kosovë.

Danica Drashkoviç, gruaja e Vuk Drashkoviç ka thënë se për kr imet e kryera në luftërat e fundit kanë lënë gjurmë të përgjakshme pas vetës, të cilat, sipas saj, tashmë kanë filluar të zbulohen nga Tribunali i Hagës.

“Kemi luftuar mjaftë. Shkuam në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe në fund në Kosovë. Dhe çka kemi bërë? Të mundur, të dëbuar nga Sllovenia, Kroacia, nga Bosnja dhe natyrisht nga Kosova. Kemi lënë gjurmë të kriimeve të përgjakshme pas vetës që tash po zbulohen nga tribunali i Hagës, në gjykimin e komandantëve tanë ushtarak dhe politik”.

Ajo tutje ka thënë se përkundër humbjes së luftërave, edhe me tej nga krerët serbë nuk pranohet fakti se janë fajtor për kri met dhe agresorin e bërë.

“Dhe çfarë tash? Tash e 12 vjet po përjetuam humbje, nuk pranojmë se jemi fajtor, se jemi agresor kri minel, se në tokë të huaj kemi dërguar ushtrinë dhe kri minelët, kemi vrarëë, plaçkitur, djegur, shkatërruar edhe dhu nuar”, ka deklaruar ajo.

Drashkoviç ka thënë se Srebrenica, Sarajeva dhe masakrat e tjera në Kosovë, janë gjurmë të marrisë së tyre për të cilat flet e gjithë bota.

“Duam që këtë ta shesim te bota si patriotizëm, mbrojtje të popullit dhe territorit, por nuk shkon. E vërteta e përpunuar e varreve që nga Knini, Vukovari, Srebrenica, Sarajeva deri te Kosova, këto janë gjurmë të marrisë sonë, që flitet në të gjitha gjuhët e botës dhe qartë përshkruan ndërmarrjen e përbashkët kri minale, tamam si kanë thënë prokurorët e Hagës”, tha ajo.

Në fund, Drashkoviç ka zbuluar disa nga statistikat zyrtare nga Haga.

“Të dhënat: Nga 2500 vra’sje të civilëve që kanë shpikur serbët është dokumentuar edhe 42 të gjithë të vra’rë në lufta . Nga 25.000 djegie të stallave, kashtës, shtëpive etj, që kanë shpikur serbët është dokumentuar 150 prej tyre (shumica kanë pësuar në lu’fta. Kjo janë të dhëna zyrtare nga Haga”, ka përfunduar Danica Drashkoviç, gruaja e Vuk Drashkoviçit.