Gruaja e Blerim Xhemailit shokon publikun rreth jetës private të futbollistëve

  23 Nov 2017

Erjona Sulejmani ka paralajmëruar se do të botojë një libër që do të zbardh shumëçka prej jetës private të futbollistëve.

Bukuroshja ishte shumë e vlerësuar në Itali edhe para se të martohej me Blerim Xhemailin.

 

Ish-“Miss Shqipëria në një intervistë për revistën “Chi” me rastin e programit ‘kapitenet’ ka folur pa filtër, me stil origjinal, duke befasuar jo pak.

“Seksi para ndeshjes? Futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar. Pjesa më e madhe zgjedhin ‘ta bëjnë vetë’. Unë nuk ëndërroja të martohesha me një futbollist.

Përkundrazi, i largoja! Futbollisti më seksi? Cristiano Ronaldo, është e vërtetë. Një ‘Kapitene’ që e adhuroj? Victoria Beckham: shikoni të ardhurat që ka”.“Çfarë roli do të kem në program? Do të jem ajo me më shumë fantazi. Antipati mes “Kapiteneve”? Lexoni romanin tim (do të dalë shumë shpejt në treg) dhe do ta zbuloni.

Rrëfej të gjithë pisllëkun që është mbrapa botës së futbollit. Të martohesh me një futbollist do të thotë të jetosh në një kafaz të artë”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.