fbpx

Greg Delawie urgjentisht në Kuvend për Specialen, duket i shqetësuar (Foto)

  22 Dec 2017

Numri një i SHBA-së në Kosovës, pas dy reagimeve përmes Twitterit kundër idesë që Kuvendi i Kosovës ta zhbëjë Gjykatën Speciale, tashmë ka mbërri në ndërtesën e organit më të lartë legjislativ të Kosovës.

Delawie është parë i shqetësuar në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa pritet të japë deklaratë për media.

Nga ana tjetër, ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me Shefat e Grupeve Parlamentare, e thirrur me nënshkrimet e 43 deputetëve që kanë kërkuar që të mbahet sonte seanca e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.Ashpër kundër një veprimi të tillë është shprehur numri një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Ai ka thënë se SHBA-ja nuk dëshiron që Kosova ta shkatërrojë të ardhmen e saj.“​Nuk i kemi bërë gjithë ato përpjekje për suksesin e Kosovës, që tani ta shohim duke e shkatërruar të ardhmen e saj, duke shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale”, ka shkruar Delawie.