Bajram Gecaj, këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së Shpend Ahmetit i cili ka thënë se do ta padisë Isa Mustafën, raporton Media Kosova
“Si duket ky “zogu” do të humbi garën në Prishtinë pa e kuptuar kurrë se nuk e fiton dot me dosje e padi, por me punë e përkushtim”, ka shkruar Gecaj në Facebook.
Positimi i plotë i Gecajt:
“Shpend Ahmeti: Nesër do ta padisë Isa Mustafën!”
Si duket ky “zogu” do të humbi garën në Prishtinë pa e kuptuar kurrë se nuk e fiton dot me dosje e padi, por me punë e përkushtim, diçka që ashiqare i mungon e që mundohet në vazhdimësi ta kompensoi me mjete propagandistike!