Godet hoxha kontravers Osman Musliu!

  01 Oct 2017

Të dashur vëllezër Shqiptarë, si të gjithë ju edhe unë e përcjella debatin në mes Milaim Zekës dhe Frashër Krasniqit . Nga ky debat nuk më bëri përshtypje debati as incidenti që ndodhi në mes debatuësve , sa me la me gojë hapur sjellja, deklarimet dhe komentet e ndryshme rreth debatit dhe incidentit.

Parashtroi pyetjen: si është e mundur që Shqiptarët të kishin harruar traditën e tyre shekullore, traditë kjo që ka ditur gjithmonë të keqën ta ndalon në fillimet e saj. Shumë komentues pa menduar mirë thonë një fjali : “Mirë ja bëri Milaim Zekes Frashër Krasniqi”, e harrojnë fjalën popullore që thotë : “Ai që ta bën rrafsh, ka dëshirë me t’dalë kodër”.

A mendoni pak me kokën tuaj se në mullirin e kujt e dërgoni ujin me këto fjalë dhe sjellje, dhe a thua mendoni se djalli/shejtani dhe armiqtë tanë kanë dëshirë të ngatërron mes vete një popull me një veprim te vogël të pa matur ?
Unë kam marrë pjesë në shumë pajtime dhe shumë ngatërresa që ndodhin tek populli jonë. E di nga përvoja se shumë gabime që i kanë bërë rinia/fëmija, çmimin e kanë paguarë prindërit dhe krejt familja. Populli thotë :”Fëmija i hanë mollat, të mëdhajve ju pihen dhembet

Kam një mesazh për Milaimin edhe për Frashrin; ju ishit shkaktarë i hapjes së një dere të keqe dhe nga ju kërkohet që ta mbyllni në mënyrën më të kulturuar dhe njerëzore apo edhe hyjnore. Kjo sepse: “Të gabosh është njerëzore por të falesh është Hyjnore.”
Milaim Zeka më vjen keq ajo që ndodhi me ty dhe Frashër Krasniqin, por me një kohe kur me sulmuan në xhami mu pate drejtuar : “mos tu ka kru”..! Milaim unë e kam pas dit se sikur mua ju ka krua 99% te shqiptuarve andaj po te pyes: ” po TY… “!?
A po e kupton që e ke tepruar me fjalorin tënd publik…?
Edhe një këshillë, Milaim vërtet Turqia po investon në Kosovë, madje ndoshta investimet Turke janë numër një. Kështuqë është turp për ty ta krahasosh një nder dy, tre miqtë ma te sinqertë të shqiptareëe siç është Turqia , me Beogradin dhe Moskën..!
Populli thotë : “Ju kish pas kallë dhelprës bishti, dhelpra tha u kall krejt dynjaja”
Andaj krejt në fund për Frashërine kam një porosi dhe i them se mos mendo që ke bërë ndonjë vepër madhore apo burrërore.. Sepse për ty e madhe do te ishte sikur ta lëshoje studion dhe jo ta sulmoje Milaimin. Prandaj ule kokën dhe kërkoj falje Milaimit dhe të gjithë shqiptarëve për veprën tënde të shëmtuar që bërë atë ditë.
Ata qëbejn sehir dhe nxisin inate, lavde, sharje e fyerje, ose janë adoleshent dhe nuk e din se ku del kjo pune, ose janë armiq të popullit shqipëtar.
Kjo dere e së keqes mbyllet me tre fjalë : Ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, ta bësh të pamundurën dhe të thuash: UNË ISHA GABIM…