fbpx

Godet analistja e njohur Kimete Berisha: Shkruan një status +18 për Kadri Veselin

  22 Nov 2017

Njëra prej analisteve aktive në rrjetet sociale, Kimete Berisha pas largimit nga puna në Këshillin Drejtues në Galerinë Kombëtare të Kosovës ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale, shkruan Gazeta Blic.

Berisha ka shkruar ashpër një status ku ka ofenduar me fjalë banale edhe kryeparlamentarin Kadri Veselin.

Ky është statusi i saj i plotë:

18+

Pordha e ftohtë e Kadri Veselit.
Hakmarrje me bolet e shtetit.

Bashkëudhëtarë të mij, sot po ju tregon Kimetja diçka që kurrë nuk ju ka treguar më parë për mos m’u duk si qyqajkë që e vajton fatin e vet.

Mua, përditë më ‘vrasin’ nga pak, jam e rexhur, ama sot jam zatetur diqysh, ndjej sikur m’u ka tesh shpirti e po du t’ju tregojë që s’ka ditë të Zotit që nuk përjetoj zullum dhe presion direkt dhe indirekt nga paramilitarët e Kadri Veselit.

(Po më hidhet me shku në polici me lyp çare, ama s’ka shpresë se policia është ‘e tyre’).

Ky është çmimi i shkrimeve të mia, të cilave ua kam
parë ‘sherrin’, dhe jo vetëm unë, por si në kohë të Serbisë, krejt familja ime e papunë.

Po ju bëjë be që gjithmonë e kam thënë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë përveç të së vërtetës. Prandaj asnjë padi nuk është ngritur kurrë rreth meje. Dhe s’do të ngritet kurrë. Nuk kam gënjyer njeri dhe nuk kam mashtruar në jetë.

Ju betohem që për hir të familjes sime (baba më ka mësuar të mos bëjë krejt çka mundem), i kam
kursyer, dhe nuk i kam thënë të gjjtha të vërtetat.

Be po ju bëjë se veç me ma këput kryet se s’ka kush që më ndal të vazhdoj të shprehem
e lirë. Më përpara pranoj të vdes sesa të gjunjëzohem para frikës.

Merrmini krejt, mos më lini gjë krye shpirti, se edhe ashtu unë (kush më njeh më pyet ku të rri shpirti) shpeshherë harroj me hëngër bukë dhe ndodhë më kalon dita vetëm me një pikë ujë.

S’kam dashur male e fusha, tambël e mjaltë, guri xhevahir, e kam
dashur poezinë, Zotin dhe drejtësinë, e ato s’mi merrni dot.

Me ‘bukuri’ dhe me dashuri jam
e ngopur kaherë, jeta që më ka mbetur e shfrytëzoj të bëjë muzikë. Ndjehem sikur kam jetuar e jetuar aq gjatë sa ‘të gjitha i di përmendësh’, si poezinë e abetares.

Kësisoji, si mua, njejtë, e keni ‘mbytur’ shokun tim, ja keni helmu gjakun. Dhe e keni ‘mbytur’ çdo njeri që nuk ka pranuar të bëhet ‘bushtra’ dhe fisheku juaj. Pushkë nuk është vetëm alltia.

Në emrin e nanës sime ju falenderoj që ende nuk ma keni bë si në ‘The Mystery of Marie Roget’, të Edgar Allan Poe, duke notuar e vdekur në ‘Hudson River’, pranë të dashurit tim të vdekur, me dy shishe të helmit në xhep.

Dhe shpresoj shumë që këtë status nuk do ta lexojnë vëlezërit e mij.

Do t’ju shoh të lidhur në hekra. E ndjej. E di. Gjaku nuk humb.

Dhe, Besoj shumë, një milionë për qind besoj, se Zoti është këtu me ne.

P.S. Ky status fillon me 18+ për mos m’i ligshtu të rinjtë e mos m’i dekuraju që të luftojnë për veten dhe të mos e humbasin besimin në drejtësi. Se me pas mend sa duhet unë në të vërtetë s’do të kisha ça dërrasa me kriminelë që kanë sharruar në gjak deri në gjunjë, por me kohë ja kisha therr nga këtu, ku e kanë në dorë hajnat dhe kriminelët.

Faleminderit ‘Koha ditore’, që ka mbetur gati gati e vetmja gazetë që e tregon të vërtetën dhe e bën dallimin.