Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në emisionin ‘Debat D’ të rtv Dukagjini u ka bërë thirrje votueseve të PDK-së ta votojnë VV në Gjilan e Podujevë.
Konjufca tha se votuesit e PDK duhet të na bashkangjitën që së bashku ta bëjmë ndryshimin.
“I ftojë votuesit e PDK-së të na bashkëngjiten në Gjilan e Podujevë ta bëjmë ndryshim së bashku”, ka thënë Konjufca, raporton Media Kosova
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Memli Krasniqit nga PDK i cili me ironi i tha se po më befason që po ju bëni thirrje votueseve tanë.
“Më befasove për të mirë që po fol për votuesit e po ju bënë ftesë, mirëpo deri dje i keni përqeshur”, ka deklaruar Krasniqi.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje ka shkuar në balotazh me LDK-në në Gjilan e Podujevë.
Ndërsa pritet që me datën 19 nëntor qytetarët tu drejtohen sërish kutive të votimit.
Theme : Good News Lite