fbpx

Glauk Konjufca ia përmend Enver Sekiraqën LDK-së!

  23 Oct 2017

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glakuk Konjufca në emisionin “Debat D”, ka hedhur akuza të rënda ndaj LDK-së, raporton Media Kosova

Konjufca ka thënë se Enver Sekiraqa është eksponent i LDK-së.

“Enver Sekiraqa është eksponenti më i fuqishëm i LDK, a nuk e keni parë video që është dalë duke i blerë votat për LDK”, ka deklaruar ai, raporton Media Kosova

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK, Avdullah Hoti ia ktheu duke i thënë që të mos e banalizojmë bisedën.

Ndërsa i menjëhershëm qe reagimi i Konjufcës i cili i tha ju të LDK-së mos u viktimizoni se nuk jenë edhe aq të pastër.