fbpx
Glauk Konjufca ia bën bajat Kadri Veselit – I tregon me fakte se PDK ka kontrolluar ndër vite Telekomin

Glauk Konjufca ia bën bajat Kadri Veselit – I tregon me fakte se PDK ka kontrolluar ndër vite Telekomin

  14 May 2019

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për atë se kush e kontrollon Telekomin e Kosovës.

Konjufca ia ka përplasur për fytyre Veselit, të gjithë emrat e njerëzve që e kanë drejtuar Telekomin, ndër vite, e të cilët kanë qenë njerëz të lidhur me Partinë Demokratike të Kosovës.

Shyqiri Haxha, Agron Mustafa, Rexhë Xhonbalaj, e deri te kryeshefi i Telekomit, i cili është nip i Azem Sylës, kanë qenë personat që Konjufca ia përmendi Veselit.
Sipas Konjufcës, njerëzit e lidhur me PDK-në kanë marrë shumicën e parave për vendosjen e 550 antenave që janë vendosur nga Telekomi në vende të ndryshme të Kosovës.

“Unë nuk kam familjarë në Telekomin e Kosovës, por zotëri Veseli ka shumë miq aty. Unë këtu kam fakte të cilat argumentojnë se PDK ka qëndruar me vite të tëra pas Telekomit. Shyqiri Haxha,ka qenë njeri i juaji. Pasi e kanë hjek Shyqiri Haxhën, e kemi parë në aferën Pronto, se si Adem Grabovci së bashku me Besim Beqajn, e caktojnë ushtruesin e detyrës së drejtorit të Telekomit. Rexhë Xhonbalaj është zyrtar i PDK-së në Komunën e Pejës., Agron Mustafa, po ashtu ka qenë njeri i lidhur kryekput me PDK-në. Po ashtu, njëri ndër kryeshefat ekzekutiv është nip i Azem Sylës. 550 antenat që janë vendosur, shumica janë shkuar te njerëzit e lidhur me PDK-në”, ka thënë Konjufca.

(Kosova Sot Online )