Gjykata Speciale ngritë aktakuzat e para
Aktakuzat e Speciales pritet të ngritën këtë vit, flitet edhe për “peshq të mëdhenj”.
Pas intervistimit të dhjetëra ish-pjesëtarëve të UÇK-së, qoftë si të dyshuar ose qoftë si dëshmitar, gjatë këtij viti Gjykata Speciale pritet t’i ngrejë aktakuzat e para.
Madje supozohet se kjo Gjykatë gjatë vitit 2019 do t’i ngrejë aktakuzë edhe njërit nga “peshqit e mëdhenj” të Kosovës.
Më 13 maj të këtij viti drejt Hagës pritet të udhëtojë njëri nga ish-udhëheqësit e Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Mendim Daka – “Sharri”, i cili javë më parë e ka konfirmuar për medie se ka marrë ftesën nga kjo Gjykatë dhe gjatë javës së ardhshme do të intervistohet në Hagë.
Në medie është raportuar së fundmi se Gjykata Speciale e ka ftuar si dëshmitar edhe gazetarin Nuhi Bytyqin, por ky e ka dematuar lajmin e botuar, shkruan “Zëri”.
Gjatë këtij viti nga Gjykata Speciale janë intervistuar disa nga udhëheqësit e UÇK-së, përkatësisht komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku, ai i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa –Remi, Nazif Mehmeti i njohur si komandant “Dini”, sekretari i AAK-së Blerim Kuçi etj.