Gjykata merr vendim për Frashër Krasniqin

  01 Oct 2017

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi është liruar nga arresti, pas sulmit që i bëri ditë më parë deputetit tjetër, Milaim Zeka.

Lajmin për lirimin e tij, e ka bërë publik avokati Tomë Gashi.

Sipas masës atij i është ndaluar që t’i afrohet Zekës në distancë prej pesë metrave brenda kuvendit dhe 100 metra jashtë.

“Lirohet Frasher Krasniqi. Sot gjykata themelore ne seancen gjyqesore nuk ka pranuar kerkesen e Prokurorit per caktimin e mases se paraburgimit per deputetin e levizjes Vetevendosje. Atij i eshte caktuar masa e ndalimit te ofrimit fizik te z. Milaim Zeka ne Kuvend ne distanc prej 5 m dhe jasht Kuvendit ne distanc prej 100 m. Frasheri eshte liruar nga masa e arrestit te caktuar dy dite me pare.Prokurori i qeshtjes ka nxjerr vendim per zhvillimin e hetimeve per Frasher Krasniqi per lendim te lehte trupor shkaktuar ne incidenti ne debat televiziv ndaj z. Milaim Zeka , por Prokurori i shtetit po ashtu ka nxjerr vendim per zhvillim te hetimeve kunder z. Milaim Zeka per veper penale te Kanosjes ndaj Deputetit te Levizjes VV Frasher Krasniqi , kanosjen ndaj Frasherit sipas prokurorit e ka kryer z. Zeka ne po te njejtin emision, keshtu qe te dy deputetet jan ne hetime per incidentin ku edhe njeri edhe tjetri jan edhe te dyshuar edhe te demtuat ne raport me njeri tjetrin”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.