Ish-rektori Enver Hasani është dënuar sot nga Gjykata në Prishtinë në lidhje me përkthimin e librave, njofton Gazeta Blic.
Gjykatësi Arben Hoti ka marr vendim që Enver Hasani të dënohet me 1 vit burg me kusht për dy vjet verifikim nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me kontratën për përkthimin e librave nga anglishtja në shqip për universitetin e Prishtinës.
Po ashtu fajtor në këtë seancë u shpallën edhe dy të akuzuarit tjerë në këtë rast, Albert Rakipi e Hakif Veliu.
Burgimi i Rakipit dhe Veliut mund të zëvendësohet edhe me para në vlerë prej 10 mijë euro, por këto para duhet ofruar brenda 6o ditëve nga shpallja e vendimit.