fbpx

GJYKATA MERR VENDIM PËR ALBIN KURTIN E DONIKA KADAJ-BUJUPIN

  20 Dec 2017

Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi mbesin në paraburgim. Kjo pasi, Gjykata ka refuzuar kërkesat e mbrojtjes së tyre për lirim dhe zëvendësim të kësaj mase.

Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke u gjykuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend kohë më parë.

Albulena Haxhiu kërkoi që në cilësinë e dëshmitarëve të thirren edhe shumë deputetë të tjerë që kanë qenë të pranishëm atëkohë.

Por trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e të akuzuarve për të dëgjuar mbi 20 dëshmitarët e propozuar për të dëshmuar në gjykatë.

Sipas trupit gjykues dëshmitë e tyre janë jorelevante, tash për tash në këtë rast