Ish-ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit (MTPT njëherit edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj dhe katër të akuzuarit e tjerë në rastin e njohur si MTPT kanë dal sot para gjykatës.
Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi akuzohen për veprat penale krim i organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti, Shpëtim Telaku për veprat penale krim i organizuar dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe i akuzuari i fundit Florim Zuka për veprat penale dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike.
Këto vepra, kanë të bëjnë me gjashtë tenderë për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e rrugëve nga Ministria e Transportit dhe Post Telekomunikacionit