fbpx

GJURIQ REAGON NDAJ BE-SË: QËNDRIMI I JUAJ PËR KOSOVËN, OFENDON POPULLIN SERB

  03 Oct 2017

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ndaj qëndrimit të Bashkimit Evropian, kur e kanë quajtur të paligjshëm referendumin e mbajtur të dielën në rajonin spanjoll të Katalonjës.

Në një konferencë për media, Gjuriq ka pyetur BE-në se përse nuk e kishin mbajtur një qëndrim të tillë edhe për çështjen e Kosovës, shkruan N1 Info, njofton Insajderi.

“Çka e bën shpalljen e pavarësisë së Kosovës në mënyrë të njëanshme një rast unik dhe a do vazhdojmë të dëgjojmë fjalë absurde në publik rreth kësaj teme? Pse Kushtetuta e Republikës së Serbisë është më pak e vlefshme sesa kushtetutat e shteteve të tjera? Meqë nuk jemi ende anëtar të BE-së, atëherë ky është një rregull i ulët”, tha Gjuriq.

Ai ka thënë se qëndrimi i ndryshëm i BE-së për çështjet e Kosovës dhe Katalonjës, ofendon popullin e Serbisë.

Gjuriq gjithashtu pyeti se përse konventat ndërkombëtare, Karta e OKB-së, Akti i Helsinkit dhe parimet e tjera themelore të së drejtës ndërkombëtare nuk vlejnë për Serbinë, por vetëm për raste të tjera.