Gjuriq përmend tre politikan serb – të cilët thotë se janë të janë të preferuarit e Albin Kurtit

Gjuriq përmend tre politikan serb – të cilët thotë se janë të janë të preferuarit e Albin Kurtit

  17 Sep 2019

Drejtori i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë që në zgjedhjet e 6 tetorit është esenciale që Lista Serbe të fitojë të gjithë dhjetë vendet e rezervuara në Kuvend për pakicat serbe.

Tutje Gjuriq ka thënë se “Lista Serbe” është një projekt shtetëror i Serbisë, duke shtuar se pas zgjedhjeve të parakohshme nuk do të jetë e mundur të krijohet qeveria pa votat e partisë që drejtohet nga Goran Rakiq.

Ndër të tjera Gjuriq ka folur edhe për politikanët serbë të cilët në këto zgjedhje nuk garojnë në koalicion me Listën Serbe.

Sipas tij janë disa të tillë që po e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur, duke përmendur emrat e Nenad Rashiqit, Rada Trajkoviq e Sllobodan Petroviqit.

Gjuriq thotë se të njëjtit janë edhe të preferuarit e Albin Kurtit për t’i marrë në qeverinë e re.

Ai thotë se në njërën anë janë rreshtuar serbët që dëshirojnë të mbrojnë interesin e Serbisë, ndërkohë disa të tjerë janë rreshtuar krahas Albin Kurtit e Kadri Veselit. /Express

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.