Gjuriç ofendon rënde Kosovarët

  07 Oct 2017

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka komentuar një deklaratë të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli. Gjuriq e ka pyetur se ku i ka votat për anëtarësim në UNESCO, transmeton Indeksonline.

“A është ai Pacolli i njëjtë që ditë më parë pretendonte se kishte shumicën e votave për UNESCO dhe 15 shtete të reja si përkrahës”, është shprehur Gjuriq, pasi ishte pyetur nga gazetarët për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe në INTERPOL.

“ Anëtarëesimi i Kosovës në UNESCO është i pamundur, edhe nëse e dëshiron Pacolli apo ndonjë tjetër. Nuk është ide e mirë të përpiqesh të bëhesh anëtar i organizatave ndërkombëtare pa dialog, veçanërisht për shkak se `krahinat nuk e kanë vendin aty`”, ka deklaruar ai.

Këto komente Gjuriq i bëri pas takimit që patën bashkë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.