Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur, mirëpo ende nuk ka informacione të tjera rreth kësaj ngjarjeje.
Ajo për Express ka thënë se krejt çka dihet deri më tash, është se ka ndodhur një gjuajte me armë zjarri.
Për pak do t’i marrë të gjitha informacionet në detaje se çka ka ndodhur”, thotë Ahmeti për Express.