Derbi i javës së gjashtë të Vala Superligës zhvillohet sot në Gjilan, me ç’rast skuadra e Gjilanit e pret Prishtinën.
Interesimi për këtë ballafaqim duket mjaft i madh duke patur parasysh se dy tifo grupet (“Skifterat dhe “Plisat”) e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tribuna.
“Skifterat” kanë paralajmëruar numër të madh për këtë përballje dhe befasi të shumta, ndërkohë që nuk do të mungojnë as fanatikët “Plisat” të cilët do të vijnë në numër për ta përkrahur Prishtinën.