Gjigandi italian i futbollit prane bankrotimit!

  07 Nov 2017

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi thotë se gjigandi italian ka probleme financiare dhe se është i shqetësuar nga heshtja e Yonghong Li, transmeton zeri.info

Berlusconi ia shiti klubin kinezit Li në muajin prill dhe Milani bëri shpenzime të mëdha gjatë verës.

Sidoqoftë, pronari i ri kishte marrë kredi nga “Elliott Management”, kompani e cila mund të marrë pronësinë e Milanit nëse kredia nuk paguhet.

“E di se aty ka disa probleme financiare”, deklaroi ish-kryeministri i Italisë.

“Jam i shqetësuar nga heshtja e zotërisë Li. Nëse skuadra vazhdon të ketë formë të keqe, është e mundshme që Elliott të marrë klubin në pranverë, por problemi kryesor është që ata do të jenë në minus 100 milionë euro pa Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.