fbpx

Gjendet zevendesuesi i Milaim Zekes ne kuvend!

  17 Oct 2017

Deputetit të Nisma-s për Kosovën, Milaim Zeka i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nën dyshimin për mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Mirëpo, çfarë parashohin normat juridike për një deputet dhe si mundet i njëjti të humb mandatin.

Sipas nenit 25, të rregullores së Kuvendit; Humbja e statusit të deputetit të Kuvendit bëhet në rast se dënohet për një vepër penale me burgim për një periudhë kohore prej një e më shumë vjet.

Kësisoj, në rast se gjyqtari i procedurës paraprake i cakton çfarëdo mase për burg efektiv apo tjetër, atëherë deputeti Zeka i humbet mandati i fituar në zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërsa deputeti që do të pasojë Zekën pritet të jetë Naim Bazaj.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës nga komuna e Drenasit arriti t’i fitojë 6.482 vota.