Vërtetë është për keqardhje vullneti dhe dëshira e prindërve që fëmijët e tyre sonte ti maskojnë dhe nëpër qytet ata të defilojnë.
Edhe më i rëndë është fakti që nëpër shumë shkolla, mësuesit për halloween ” nxënësve iu tregojnë.
Prindër dhe mësues, ku keni pa more me i mësu dhe me i argëtu fëmijët në emër të ” shtrigave “.
A nuk iu vjen turp nga vetja juaj?
A mendoni se këta fëmijë kur rriten do qeshin me ju se si i keni nënçmuar dhe mashtruar.
Prindër dhe mësues, sikur këtë vullnet që keni për natën e shtrigave, ta keni për 10 qershor, 28 nëntor dhe 17 shkurt, sot ma pak do ta kishim ndikimin e Serbisë në Kosovë, ma pak produkte të Serbisë do të shiteshin në Kosovë.
Prandaj mësues dhe prindër, reflektoni dhe mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj.