fbpx

Gezim Kelmendi me deklarate te fuqishme!

  05 Oct 2017

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar për paradën e organizuar nga komuniteti LGBT më datën 10 tetor. Ai ka thënë se kjo paradë nuk i ndihmon asgjë vendit për më shumë sipas tij kjo paradë e shkatërron vendin tonë.

“Unë mendoj që kjo paradë nuk i duhet as popullit tonë dhe as vendit tonë.Parada duhet të bëjnë ato shtresa të shoqërisë që ne krenohemi me to. Psh. paradë mund të bëjnë Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë Kosovës, të cilat e ruajnë dhe mbrojnë vendin dhe popullin tonë”.

“Ndërsa homoseksualët as nuk e ruajnë dhe as nuk e mbrojnë vendin dhe popullin tonë.Por përkundrazi homoseksualët rrënojnë dhe shkatërrojnë vendin dhe popullin tonë. Ata synojnë ta përhapin këtë sëmundje në vendin tonë dhe të paraqesin diçka si normale në emër të demokracisë”, ka shkruar më tej.

 

Kelmendi më ka thënë se homoseksualët janë bartës të shumë sëmundejve vdekjeprurëse.

“Se sa janë të rrezikshëm homoseksualët, tregon fakti se ata janë bartësit kryesor të sëmundjes vdekjeprurëse AIDS. Njëherit homoseksualët e kanë të ndaluar të dhurojnë gjak në vendet e BE-së, SHBA-së dhe në vendet tjera”.

“Homoseksualizmi si sëmundje është armiku kryesor i familjes në veçanti dhe gjithë njerëzimit në përgjithësi, ngase çiftet homoseksuale nuk mund të lindin fëmijë. Kështu ata kontribojnë në shuarjen e familjes dhe zhdukjen e njerëzimit”, ka shkruar Kelmendi.