Getinjo tregon se si i djegë paratë përmes një videoje në Snapchat (Foto)

Reperi i njohur Getinjo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell projektin e tij më të ri muzikor “Mucho Dinero”.

Kjo nuk është hera e parë që reperi i kushton këngë parasë, pasi edhe vitin e kaluar, Getinjo publikoi një projekt të ngjashëm titulluar “O moj pare”.

I njëjti është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga jeta e tiij e përditshme.

Së fundmi, ai ka publikuar një video në SnaPChat, ku shfaqet duke djegur disa kartmonedha dollarëshe.

Nuk dihet nëse kjo video ka qenë inspirim për të pasyqruar një nga skenat e klipit të tij më të ri, por gjithsesi nuk dha një imazh shumë të këndshëm te fansat.

Përndryshe, kënga e tij e re pritet të publikohet në fund të këtij muaji, ndërsa përmes Instagram, reperi i ka njoftuar fansat me disa prej skenave të klipit.

HASHTAG #MUCHODINERO ??????? COMING SOON @albanselimajj @filmnation.al @zzapnchriss

A post shared by GETINJO (@getinjo) on