Gazetari zbulon arsyen: Ja pse nuk arrestohet Tahiri…
Gazetari zbulon arsyen: Ja pse nuk arrestohet Tahiri…
Në një status në Facebook, Çollaku ngre pikëpyetje, se përse policia nuk po arreston ish-ministrin edhe pse pretendon se 863 mijë eurot në makinën e biznesmenit Sota janë të Tahirit.
Gazetari hedh dyshimet se Prokuroria mund të jetë duke zbatuar një skemë investigimesh në çdo drejtori policie për drogën.
Ja çfarë shkruan Basir Çollaku:
Paratë janë të Tahirit por në burg qëndron Sota…Prokuroria e sforcuar dhe trysnuar…!!!
Gjykata lë sërish në burg Orest Sotën dhe pretendon se 863 mijë eurot e sekuestruara në makinën e tij janë të Sajmir Tahirit..
Meqë kanë avokat të njëjtë thua mbrojtja po e mban Tahirin jashtë duke iu “lutur” Sotës të pranojë ngarkesën dhe qëndroje brenda?!?!
Meqë Prokuroria në mënyrë të përsëritur pretendon se paratë janë të Sajmir Tahirit përse nuk bind Gjykatën me provë konkrete dhe të kërkojë arrestimin e Tahirit?
Po ministria e Brendshme vazhdon të “kujdeset” për “kontributin” e Sotës dhe frikën ndaj Tahirit, duke i dhënë sërish ankandin për afër 270 mjete të sekuestruara me 165 euro mjetin?
Mesa duket shpresa e heqjes së sikletit nga dosja Tahiri është rrokada dhe ndryshimet në Prokurori?
Ndoshta Prokuroria ka lënë mënjanë një pistë të rëndësishme hetimore. Ate të investigimeve në çdo drejtori policie për drogën. Nga inspektorët tek eproret deri tek ministri duke plotësur ndjeshëm provat për trafikun ku dyshohet dhe akuzohet Tahiri i implikuar. Kjo do të sillte të pandehur ministrin dhe më tepër?