fbpx

Gazetari norvegjez që filmoi luftën në Kosovë flet për Kadri Veselin,Hashim Thaqin,Rexhep Selimin..

  08 Nov 2017

Gazetari norvegjez, Paul Refsdal kishte qenë reporter gjatë kohës së luftës në Kosovë. Në një rrëfim ekskluziv për Periskopin ai flet përvojën e tij në Kosovë, kontaktet që kishte me komandantët e UÇK-së, si – Luli, Gjarpri, Sulltani, Dhjetëshi, Kapuçi, Sulltani e të tjerë. Në këtë rrëfim, ai përmend edhe Milaim Zekën, për të cilin thotë se ka luajtur role të dyfishta gjatë luftës në Kosovë. Shtirej si ushtar dhe filmonte UÇK-në, më pas ato pamje ua shiste agjencive ndërkombëtare, thotë ai.Gazetari norvegjez, Paul Refsdal kishte qenë reporter gjatë kohës së luftës në Kosovë. Kur kishte dëgjuar për vrasjen e Familjes Jashari, ai kishte vendosur të vinte dhe me aparatin e tij të dokumentonte me fotografi gjithë historinë e luftës, e cila u mori jetën shumë njerëzve. Edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës, ai ka kujtime të freskëta për përvojat e tij në Kosovë dhe komandantët e UÇK-së, nofkat e të cilëve i kujtohen. Në një rrëfim ekskluziv për Periskopin, ai flet për përvojat e tij si reporter i luftës në Kosovë, kontaktet me komandantët e UÇK-së – Lulin, Gjarprin, Kapuçin, dhjetëshin e Sulltanin. Ndër të tjerash, ekskluzivisht për Periskopi ai rrëfen se si ishte takuar me Milaim Zekën, i cili kishte luajtur role të dyfishta gjatë luftës. Shtirej si ushtar dhe filmonte bazat e UÇK-së, ndërsa më pas shtirej si gazetar para agjencive ndërkombëtare, të cilave u shiste filmimet e tij.Karrierën si gazetar lufte e kishte nisur më 1984. Kudo që raportohej për një luftë, Paul do të ishte aty. Ai kishte mbuluar dhe luftën në Kosovë, ku edhe ishte plagosur me një garantë dore nga ushtarët serbë. Plagët e marra nga granata ai arriti t’i shërojë në spitale sekrete të Drenicës, shumica e të cilave ishin të improvizuara nëpër shtëpi private. Në Spitalit e Lekocit, ku po trajtohej Paul Refsdal, ishin edhe ushtarët e plagosur të UÇK-së të Zonës së Drenicës.
Ai tregon për takimet që kishte pasur me disa nga komandantët e UÇK-së në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc gjatë vitit 1998, për të cilët thotë se ishin të zotë, por nuk kishin strategji ushtarake, siç do duhej ta kishte një Ushtri që vendosi të përballej në front me forca të shumta serbe, të cilat sulmonin vazhdimisht.“Unë po hyja nga Shqipëria në Kosovë me një grup ushtarësh, të cilët po drejtoheshin nga Komandanti “Daja i Vogël”, siç thirrej në atë kohë Hysni Syla. Unë po hyja nga Kruma e Shqipërisë, po kaloja nga Pashtriku. Disa orë pasi hymë në Kosovë, serbët na zunë në pritë, unë u plagosa nga një granatë dore që ra afër meje. Dy –tre tjerë u vranë, dhe u krijua shumë kaos. Unë mbeta i vetëm në pyll dhe po e tërheqja vetën time zvarrë nëpër pyll, ku po dëgjoja zërin e njerëzve që bërtisnin aty poshtë, derisa arrita të takohem me një grup. U lidha me komandantin “Daja i Vogël” dhe ata më ndihmuan. Kalova kohë nëpër spitale sekrete në Drenicë, duke ikur nga sulmet e vazhdueshme serbe. Mu deshën 3 muaj e gjysmë gjersa arrita të ngrihem në këmbë dhe të ecja nëpër Pashtrik. Unë e kam njohur tërë udhëheqësinë e UÇK’së në Drenicë. Jam takuar me: Lulin (Kadri Veseli), Gjarprin (Hashim Thaçi), Sulltanin (Sylejman Selimi), dhjetëshin (Rexhep Selimi), Fehmi Lladrovci (i vrarë gjatë luftës në Kosovë), Kapuçi (Mujë Krasniqi, i vrarë po ashtu gjatë luftës), e të tjerë”, rrëfen ai.

Tutje ai tregon se si me një aparat që e kishte huazuar nga Komandant “Luli”, siç njihej në atë kohë Kadri Veseli, kishte fotografuar të plagosurit që ishin të shtrirë në spitalin e Lekocit, ku po trajtohej edhe ai pas plagëve të marra.Mjekët nuk i kishte fotografuar, meqë frikësohej se ushtarët serbë do ta gjenin aparatin e tij dhe do t’i vrisnin ata.“I kërkova “Lulit” të UÇK-së që të ma huazonte aparatin e tij, meqë timin e humba bashkë me çantën kur u plagosa. Me atë aparat fotografova të plagosurit e shtrirë në spital, por jo edhe mjekët të cilët mund të vriteshin nëse ushtria serbe do ta gjente aparatin tim. Më pas mora leje që të fotografoja edhe ushtarët e UÇK-së në këtë zonë”, tregon ai tutje për Periskopin.Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte shumë e kufizuar sa i përket çështjes së fotografive dhe pamjeve që mund të filmoheshin.“UÇK ishte shumë e kufizuar sa i përket çështjes së fotografive apo filmimeve. Shumë pak gazetarë u lejuan që të bëjnë xhirime gjatë asaj kohe. Kjo është edhe arsyeja pse sot ka pak fakte të dokumentuara për ta”, rrëfen gazetari norvegjez për Periskopin.Të qëndruarit në Kosovë gjatë kohës së luftës nuk ishte i lehtë për të.Ekskluzivisht për Periskopin ai rrëfen vështirësitë me të cilat ishte ballafaquar gjatë asaj kohe.“Problemi më i madh që kisha ishte që unë u plagosa nga forcat serbe në Pashtrik teksa po hyja në Kosovë. UÇK ishte shumë e mbyllur për media gjatë kohës së luftës. Shumë pak gazetarë u lejuan që t’i filmojnë ata. Në Koshare u përballa me një tjetër problem, sepse u arrestova nga komandanti i një brigade pasi kishte refuzuar të dorëzoja filmimet e mija. Pas një dite u lirova dhe i mora xhirimet e mia. Nëse unë nuk gaboj, UÇK-ja në Koshare ka qenë e udhëhequr nga FARK. Më pas unë u detyrova të shkoj në Maqedoni, prej ku hyra në Kosovë dhe shkova me UÇK-në në Kleçkë (afër Malishevës), ku qëndrova me pjesëtarë të UÇK-së deri në fund të luftës”, shton Refsdal.Gjatë rrëfimit të tij, Refsdal përmend edhe Milaim Zekën, të cilin ai e mban mend si njeri me role të dyfishta, që ai kishte mbajtur gjatë luftës në Kosovë.Zekën e kishte takuar disa herë në Koshare, ndërsa një herë tjetër në Kukës.Atë e përshkruan si një njeri mjaft të interesuar për para. Ai rrëfen se si Milaim Zeka, i cili tani është deputet në Kuvend e Kosovës, pretendonte se ishte pjesëtar i UÇK-së dhe xhironte pamje të ushtarëve e të bazave të UÇK-së.Sipas Refsdalit, ato pamje që Zeka i filmonte i shiste tek agjencitë ndërkombëtare, para të cilave shitej si gazetar lufte.“Milaim Zekën e takova disa herë në Koshare dhe njëherë në Kukës. Ai dukej shumë i interesuar për para. Është në rregull nëse një gazetar tenton të fitoi para përmes punës së tij, por ai pretendonte se i takonte UÇK-së dhe shëtitej nëpër bazat e tyre dhe në të njëjtën kohë kërkonte para për materialet që i kishte filmuar. Ai i luante dy role, gjë që nuk është në rregull. Kur u takova në Kukës me të, i thashë se do të doja të depërtoj në Kosovë (Kosharja nuk ishte shumë larg), por ai ma bëri të qartë se duhej ta paguaj atë për këtë shërbim”, tregon Refsdal.Ai ishte arrestuar në Koshare nga komandanti i Brigadës.Dyshimet e tij ishin që në arrest kishte gisht Milaim Zeka, gjë të cilën thotë se e konfirmoi më pas nga vetë pjesëtarë të UÇK-së.Sipas tij, Milaim Zeka dëshironte të krijonte monopol të xhirimeve të UÇK-së. Pra, të ishte i vetmi që i kishte dhe më pas t’ua shiste ato medieve të huaja.“Për shkak të tij, unë u arrestova në Koshare. Ky ishte dyshimi im, i cili më vonë u konfirmua edhe nga pjesëtarë të UÇK-së. Zeka dëshironte të krijonte monopol të filmimit në Koshare dhe të mos lejonte askënd tjetër të xhironte”, rrëfen tutje reporteri norvegjez.Të gjitha këto përvoja të tij, përfshirë edhe ato me Milaim Zekën Refsdal i ka publikuar në librin e tij “GERILJA RAPORTEREN”, i cili është i shkruar në gjuhën norvegjeze.Gjatë bisedës me Periskopi ai ka dërguar disa pjesë të shkëputura nga libri i tij, ku përmend Zekën.

“Një shqiptar me vendbanim në Suedi në këto dy javët e fundit erdhi në këtë terren. Ai quhet Milaim dhe se po punuaka për një televizion suedez. Në kokë mbante një beretë me emblemë të UCK-së kurse në dorë një video-kamerë. Nga njëherë ishte gazetar e herëve tjera ushtar i UCK-së. Unë nuk e kisha luksin të irritohem nga kjo sjellje e tij pasi që puna ime ishte të filmoj”, shkruan ai.“Duke u kthyer nga postblloku ushtarak shqiptar u ndalova nga një udhëheqës i gueriles i cili ishte edhe shef i brigadës së atij regjioni. Ai ishte Rrustem Berisha. Unë e kam takuar edhe më herët dhe më është dukur arrogant në sjellje. Për këtëarsye, pak kisha dëshirë të bisedoj edhe një herë me të. Ai më tha se unë nuk jam njeri i mirë sepse po filmoj UÇK-në e pastaj po shkoj në Kukës dhe po i shes incizimet filmike e bisedat satelitore. Nuk kalojnë pak sekonda e unë e kuptoj përnjëherë se kush qëndron prapa gjithë kësaj. Milaimi me kamerën e tij dhe beretën e UÇK-së. Ai dhe oficeri korpulent, Nasimi i cili më pat sjell këtu së pari. Pasi që Milaimi kishte ardhur aty, Nasimi e vështirësoi punën time edhe më tepër. Unë e kisha dyshimin se Milaimi dëshironte të më eliminonte mua dhe konkurrentët dhe se ai dëshironte të ishte i vetmi person me kamerë këtu në front e pastaj të krijoj monopol për shitje të incizimeve”, shkruan ai tutje.Gazetari norvegjez tregon se si më 1999 ai kishte qëndruar bashkë me pjesëtarë të UÇK-së gjatë tërë kohës sa zgjatën bombardimet e NATO-s.Gjatë asaj kohe, Paul ishte larguar një herë në Tiranë, ndërsa më pas shkoi në Norvegji për t’u shëruar tërësisht. Gjatë një viti ai kishte punuar për CNN, ku kishte filmuar refugjatët kosovarë që po iknin nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Tanimë fotografitë e tij janë të deponuara në Arkivin e Kosovës.Herën e fundit ai ishte në Kosovë vitin e kaluar ku kishte marrë pjesë në një festival të filmit në Prizren. Aty u shfaq një dokumentar i tij për organizatën terroriste “Al Qaeda” në Siri. Aktualisht ai punon si reporter lufte në Siri./Periskopi