Gazetari norvegjez që filmoi luftën në Kosovë flet për Kadri Veselin, Milaim Zekën dhe UÇK-në
Gazetari norvegjez, Paul Refsdal kishte qenë reporter gjatë kohës së luftës në Kosovë. Në një rrëfim ekskluziv për Periskopin ai flet përvojën e tij në Kosovë, kontaktet që kishte me komandantët e UÇK-së, si – Luli, Gjarpri, Sulltani, Dhjetëshi, Kapuçi, Sulltani e të tjerë.
Në këtë rrëfim, ai përmend edhe Milaim Zekën, për të cilin thotë se ka luajtur role të dyfishta gjatë luftës në Kosovë. Shtirej si ushtar dhe filmonte UÇK-në, më pas ato pamje ua shiste agjencive ndërkombëtare, thotë ai.Gazetari norvegjez, Paul Refsdal kishte qenë reporter gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Kur kishte dëgjuar për vrasjen e Familjes Jashari, ai kishte vendosur të vinte dhe me aparatin e tij të dokumentonte me fotografi gjithë historinë e luftës, e cila u mori jetën shumë njerëzve. Edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës, ai ka kujtime të freskëta për përvojat e tij në Kosovë dhe komandantët e UÇK-së, nofkat e të cilëve i kujtohen.
Në një rrëfim ekskluziv për Periskopin, ai flet për përvojat e tij si reporter i luftës në Kosovë, kontaktet me komandantët e UÇK-së – Lulin, Gjarprin, Kapuçin, dhjetëshin e Sulltanin. Ndër të tjerash, ekskluzivisht për Periskopi ai rrëfen se si ishte takuar me Milaim Zekën, i cili kishte luajtur role të dyfishta gjatë luftës.
Shtirej si ushtar dhe filmonte bazat e UÇK-së, ndërsa më pas shtirej si gazetar para agjencive ndërkombëtare, të cilave u shiste filmimet e tij.Karrierën si gazetar lufte e kishte nisur më 1984. Kudo që raportohej për një luftë, Paul do të ishte aty. Ai kishte mbuluar dhe luftën në Kosovë, ku edhe ishte plagosur me një garantë dore nga ushtarët serbë.
Plagët e marra nga granata ai arriti t’i shërojë në spitale sekrete të Drenicës, shumica e të cilave ishin të improvizuara nëpër shtëpi private. Në Spitalit e Lekocit, ku po trajtohej Paul Refsdal, ishin edhe ushtarët e plagosur të UÇK-së të Zonës së Drenicës.