fbpx

Gazetari nga Brukseli: Kushti i dytë për heqjen e vizave, edhe më i zorshëm se demarkacioni

  20 Dec 2017

“Asnjëherë askush nga BE-ja në mënyrë zyrtare nuk ka thënë se është përmbushur kushti i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” – bën të ditur gazetari Palokaj të kenë thënë zyrtarët e BE-së.

Në një kolumnë në portalin KOHA, ai ka sqaruar kompleksitetin e kushtit të dytë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai tha që, Kosova edhe nëse e ratifikon Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e zi, do të përballet me një kusht tjetër, edhe më serioz dhe edhe më të zorshëm se i pari: luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në pranverë të vitit të kaluar, Mogherini kishte thënë se Kosova ka shënuar progres në këtë aspekt, por kjo sipas Palokajt nuk nënkupton që vendi ynë e ka përmbushur kushtin në fjalë. Ai thotë se ka një shqetësim në rritje nga BE-ja për nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovë.

 

Dhe, duket se zyrtarët e BE-së, nuk do t’i lejojnë qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm nëpër vendet evropjane pa i parë zyrtarët e lartë e të korruptuar të vendit tonë në burg.Demarkacioni mund të kalohet, dhe pas kësaj Kosova thjesht do të nisë procedurën për liberalizim vizash.