fbpx

Garë e ngushtë në disa komuna, në njërën diferenca me 10 vota

  20 Nov 2017

Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar edhe raundi i dytë i zgjedhjeve në 19 komunat e Kosovës. Në këto zgjedhjeve kanë votuar 516,573 qytetarë apo 38,10 për qind e atyre me të drejtë vote.

KQZ ka procesuar 100 për qind numërimin e votave nga qendrat e votimit, ndërkaq pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe ato me postë.

 

Ajo çfarë mund të cilësohet si befasi e këtyre zgjedhjeve është gara tepër e ngushtë mes kundër kandidatëve në komunat si Prishtinë, Prizren, Dragash, Rahovec edhe Kllokot, shkruan Telegrafi.

Sipas këtyre rezultateve në Prishtinë, Shpend Ahmeti ka fituar për 307 vota më shumë se Arban Abrashi, Mytaher Haskuka në Prizren ka fituar për 329 vota më shumë se Shaqir Totaj, në Dragash, Shaban Shabani ka fituar për 41 vota më shumë se Selim Kryeziu kurse në Rahovec, Smjal Latifi në ka fituar për 286 vota më shumë se Idriz Vehapi.

E në komunën e Kllokotit diferenca është shumë më e vogël se në komunat e lartë cekura. Në këtë komunë Strahinja Spasiq ka fituar për 10 vota më shumë se Bozhidar Dejanoviq.

Më poshtë ua sjellim të plota numrin e votave dhe diferencën e tyre mes kandidatëve në Prishtinë, Prizren, Dargash, Rahovec dhe Kllokot:

Prishtinë: Shpend Ahmeti (LVV) 41.403 vota apo 50.19%, Arban Abrashi (LDK) 41.096 vota apo 49,81%- diferenca mbetet në 307 vota

Prizren: Mytaher Haskuka (LVV) 25.509 vota apo 50,32%, Shaqir Totaj (PDK) 25.180 vota apo 49,68% – diferenca mbetet në 329 vota

 

Dragash: Shaban Shabani (PDK) 6279 vota apo 50,16% , Selim Kryeziu (LDK) 6238 vota apo 49,84% – diferenca mbetet në 41 vota

Rahovec: Smajl Latifi (AAK) 10.483 vota apo 50,69%, Idriz Vehapi (PDK) 10.197 vota apo 49,31%- diferenca mbetet në 286 vota

Kllokot: Strahinja Spasiq (Lista Serbe) 1030 vota apo 50,24% , Bozhidar Dejanoviq (GI Klokot Vrbovac) 1020 vota apo 49,76% – diferenca mbetet në 10 vota. /Telegrafi/