Garë e fortë në Maqedoninë Veriut, numërohen 30% të votave – shikoni kush po kryeson tash!

Garë e fortë në Maqedoninë Veriut, numërohen 30% të votave – shikoni kush po kryeson tash!

  21 Apr 2019

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga 29,68% përqind e votave të përpunuara(536.599 vota):

Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 26.897 vota apo 13,02%,

Gordana Siljanovska Davkova (OBRM-PDUKM dhe koalicioni) ka marrë 84.119 vota apo 40,73%,

Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 87.239 vota apo 42,25%.

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 8.251 vota janë fletvotime të pavlefshme, apo 4%

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe në Listën zgjedhore kishte 1.808.131 qytetarë për të votuar. Dalja e përgjithshme ishte rreth 40% e qytetarëve.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.